20.8 C
Skopje
Tuesday, September 16, 2025

Kyuchyuk: Maqedonia e Veriut duhet të zbatojë propozimin francez, nuk ka rrugë tjetër

Eurodeputeti bullgar, Ilhan Kyuchyuk thotë se propozimi francez duhet të zbatohet, nëse Maqedonia e Veriut pretendon të fillojë negociatat me BE-në.

“Ishte e rëndësishme kur diplomacia bullgare vendosi agjendën se si të zgjidheshin konfliktet ndëretnike në Ballkan. Ne e humbëm atë autoritet dhe duhet ta kthejmë atë”, tha ai në një intervistë për “BTA” për çështjen e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Kur u pyet për perspektivën evropiane të Ballkanit, Ilhan Kyuchuk tha se prioriteti kombëtar i Bullgarisë është “që vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e BE-së dhe që kjo lidhje me Bashkimin Evropian të bëhet përmes Sofjes”.

Kur u pyet konkretisht për Maqedoninë e Veriut, ai u përgjigj se varet nga proceset atje. Propozimi francez, i cili në thelb, sipas tij, është një dokument evropian, është një sukses për të dyja diplomacitë.

“Por ajo me patjetër duhet zbatuar: social, politik, me detyrime. Është baza e marrëdhënieve të mira mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut së bashku me marrëveshjen e nënshkruar në 2017. Nuk ka rrugë tjetër. Ky është mesazhi për Shkupin”, tha eurodeputeti bullgar.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit