Në rendin e ditës të seancës parlamentare është edhe zgjedhja e një anëtari të Këshillit Gjyqësor, ndryshimet në disa ligje me procedurë të shkurtuar, si dhe zgjedhja e mundshme e Aco Ristovit për kryetar të Komisionit Rregullator të Energjisë, pas dorëheqjes së Marko Bislimoskit.
Kuvendi sot do të mbajë seancën e 94-të, në të cilën deputetët do të vendosin për propozimin për zgjedhjen e gjyqtarit Nenad Saveski si Prokuror i ri Publik i Shtetit.
Kandidatura e tij vjen pas dorëheqjes së ish-prokurorit Ljupço Kocevski, pas një procedure në të cilën morën pjesë pesë kandidatë.



