Kuvendi sot voton për anëtarin e Këshillit Gjyqësor

Në seancën e 94-të të Kuvendit, sot në rend dite është përzgjedhja e anëtarit të ri të Këshillit Gjyqësor.

Seanca pritet të vazhdojë me votimin, ku deputetët do të duhet të përcaktohen për njërin nga dy kandidatët e propozuar nga Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime, Sejfulla Osmani dhe Arbër Isaku.

Sejfulla Osmani gjatë karrierës së tij ka punuar si gjyqtar në Gjykatën Themelore në Gostivar, si avokat, si dhe si profesor universitar. Ndërkohë, Arbër Isaku ka përvojë në sektorin privat dhe në institucione shtetërore, përfshirë Qeverinë, Kuvendin dhe Ministrinë e Mjedisit, ku ka ushtruar detyrën e shefit të kabinetit.

Pritet që gjatë kësaj seance të bëhet përzgjedhja e anëtarit të ri të Këshillit Gjyqësor.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit