10.8 C
Skopje
Sunday, October 26, 2025

Kuvendi sot pritet të votojë zëvendësministrat

Kuvendi sot do të mbajë seancën e 11-të, ku duhet të votohen zëvendësministrat në Qeveri, me çka do të kompletohet plotësisht ekipi qeveritar.

Seanca është caktuar për në orën 11:00 dhe në rendin e ditës është edhe Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen shëndetësore – leximi i parë, me të cilin shfuqizohen drejtorët ekonomikë në institucionet dhe spitalet publike shëndetësore, si dhe verifikimi i mandatit të një deputeti në Kuvend.

Kryeministri e dorëzoi propozimin për zëvendësministrat në Kuvend javën e kaluar.

Për zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes propozohet Elfet Ismaili. Ismaili është ekonomist i diplomuar. Përvojën e tij të punës e filloi në Fondin për Rrugët Magjistrale dhe Rajonale. Nga viti 2006 deri në 2008 ishte drejtoreshë e GCP Posta Shkup 2, dhe nga 2008 deri në 2019 ishte e punësuar në AD Posta e Maqedonisë si bashkëpunëtore për marketing. Nga viti 2019 deri në 2024 ishte shoqëruese e një personi të deleguar në Delegacionin e RMV-së pranë NATO-s në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës.

Për zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme propozohet Astrit Iseini. Iseini ka përfunduar Fakultetin për Edukim Fizik, Sport dhe Shëndetësi dhe ka marrë titullin doktor i shkencave në kinezologji, profesor i asociuar. Aktualisht është profesor i asociuar në Universitetin e Tetovës dhe në Fakultetin e Shkencave Bioteknike në Manastir.

Për zëvendësministër në Ministrinë e Drejtësisë propozohet Alen Dereban. Dereban është magjistër i drejtësisë në fushën e së drejtës ndërkombëtare dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, me provimin e kryer të drejtësisë. Nga viti 2014 ka një zyrë të tijën avokatie dhe ka qenë dy mandate këshilltar në Këshillin e Komunës së Strugës.

Për zëvendësministër në Ministrinë për Marrëdhëniet me Komunitetet propozohet Nezhdet Mustafa. Mustafa është profesor i diplomuar i filozofisë. Nga viti 1996 deri në 2002 ka qenë kryetar i Komunës së Shuto Orizares. Pastaj ishte pjesë e Kuvendit të Maqedonisë si deputet dhe nga viti 2006 deri në 2017 ka qenë i emëruar si Ministër pa portofol – Koordinator Kombëtar i Dekadës dhe Strategjisë për Romët.

Për zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme propozohet Zoran Dimitrovski. Dimitrovski është magjistër i shkencave politike dhe ka përvojë të gjatë pune në media si kryeredaktor. Dimitrievski nga viti 2020 deri në 2023 është zgjedhur për zëvendësministër për Vetëqeverisje Lokale.

Për zëvendësministër në Ministrinë për Çështje Evropiane propozohet Viktoria Trajkov. Trajkov ka përfunduar Universitetin Shën Klimenti i Ohrit në Manastir dhe ka marrë titullin doktor i shkencave ekonomike. Që nga viti 2010 është e punësuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme. Nga viti 2019 është zgjedhur docent në Universitetin e Shkupit.

Për zëvendësministër në Ministrinë e Financave propozohet Nikolçe Jankulovski. Jankulovski është doktor i shkencave ekonomike dhe aktualisht është profesor i rregullt në Departamentin e Agroekonomisë në Universitetin Shën Klimenti i Ohrit në Manastir. Ka botuar disa publikime vendore dhe ndërkombëtare.

Për zëvendësministër në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës propozohet Marjan Risteski. Risteski është ekonomist i diplomuar dhe nga viti 2005 deri në 2017 ka qenë kryetar i Komunës së Prilepit. Ka fituar disa çmime ndërkombëtare dhe vendore.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit