Kuvendi i Maqedonia e Veriut pritet që nesër të votojë për propozimin që Nenad Saveski të zgjidhet prokuror i ri shtetëror. Kandidatura e tij u dorëzua nga Qeveria më 10 mars dhe për zgjedhjen e tij nevojiten të paktën 61 vota deputetësh.
Saveski aktualisht është gjyqtar në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, në departamentin për krim të organizuar dhe korrupsion, ndërsa më herët ka ushtruar funksionin e prokurorit publik dhe ka përvojë të gjatë në sistemin gjyqësor.
Ai u nominua pas dorëheqjes së ish-prokurorit Ljubço Kocevski, ndërsa në garë për këtë post ishin edhe disa kandidatë të tjerë, përfshirë Anita Topolova-Isajlovska dhe Lençe Ristoska.
Këshilli i Prokurorëve Publikë dha mendim pozitiv për shumicën e kandidatëve, ndërsa Qeveria vendosi ta propozojë Saveskin për këtë funksion. Nëse merr mbështetjen e nevojshme në Kuvend, ai do të marrë drejtimin e Prokurorisë Publike të shtetit./Ora24.tv



