Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për organizimin e Lojërave Mesdhetare XXI “Prishtina 2030”.
Ky vendim u mor në seancën e sotme të Kuvendit dhe përbën një hap të rëndësishëm në procesin e përgatitjeve institucionale për këtë ngjarje të madhe sportive ndërkombëtare, përcjell KultPlus.
Sipas institucioneve përgjegjëse, projektligji synon të krijojë bazën ligjore për organizimin e lojërave, si dhe të mbështesë zhvillimin e infrastrukturës sportive dhe organizative në vend.
Po ashtu, theksohet se organizimi i Lojërave Mesdhetare në Prishtinë pritet të kontribuojë në promovimin ndërkombëtar të Kosovës dhe forcimin e pozitës së saj në arenën sportive.
Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka falënderuar deputetët për mbështetjen e dhënë dhe ka vlerësuar këtë vendim si një moment të rëndësishëm për zhvillimin e sportit në vend./KultPlus.com



