Përmes një postimi në rrjetet sociale, deputetja në rradhët e koalicionit VLEN, Feride Haxhiu, informoi për miratimin e ligjit për lëshimin e vauçerëve në vlerë prej 250€ për çdo student aktiv të nivelit Bachelor në Maqedoninë e Veriut.
Lajmi i plotë
Sot në Kuvend u miratua Ligji për lëshimin e vauçerëve në vlerë prej 250€ për çdo student aktiv të nivelit Bachelor në Maqedoninë e Veriut, pavarësisht nëse ndjek studimet në mënyrë të rregullt apo me korrespondencë.
💻📱 Vauçeri mund të përdoret për blerjen e pajisjeve elektronike si laptopë, tabletë apo mjete të tjera që ndihmojnë në mësim dhe zhvillim profesional.
🎓 Kjo është një masë konkrete për të mbështetur financiarisht studentët tanë dhe për të promovuar dijen 📚 si një vlerë kyçe për të ardhmen.
Investimi në rini është investim në zhvillimin e vendit! 💪





