Patentë shoferët me emrin e vjetër kushtetues të vendit do të vazhdojnë të jenë të vlefshme deri në fund të vitit, pasi Kuvendi miratoi ndryshimet në Ligjin për sigurinë në komunikacionin rrugor.
Me 90 vota pro, deputetët e Kuvendit Republikan miratuan ndryshimet në Ligjin për siguri në trafik. Propozimi i ligjit është nënshkruar nga të gjitha grupet parlamentare, si nga pushteti ashtu edhe nga opozita, Nikolla Micevski, Martin Kostovski, Vjollca Ademi, Adnan Neziri, Dimitar Apasiev dhe Pavle Trajanov./tvklan.mk