Sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut është miratuar propozimi për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëfinancimin e punimeve në rrugën Tetovë – Prizren.
“Kuvendi i Kosovës me 82 vota PËR, miratoi Projektligjin nr.08/ L-293 për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëfinancimit për hartimin e projektit për ndërtimin e tunelit në rrugën 𝐏𝐫𝐢𝐳𝐫𝐞𝐧-𝐓𝐞𝐭𝐨𝐯𝐞̈.”, njoftoi ministri i infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu.
Ndryshe, sipas marrëveshjes së nënshkruar në Shkup në janar të këtij viti, vetëm për finalizimin e dokumenteve për projektimin e tunelit që do ta lidh këtë rrugë do të duhen një vjet e gjysmë, që do të thotë deri në mes të vitit 2026.
Maqedonia e Veriut dhe Kosova pajtohen që financimi i projektit për ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë – Prizren të jetë në vlerë proporcionale sipas gjatësisë së tunelit në territorin e secilës anë, ndërsa projektimi i secilës pjesë dhe pas tunelit do të financohet nga pala përkatëse.






Otherwise, according to the agreement signed in Skopje in January of this year, just finalizing the design documents for the tunnel that will connect this road will take a year and a half, which means until mid-2026.