dhe fillimit të parakohshëm të ndërtimit të këtij aksi”, njofton shërbimi për shtyp i qeverisë në një deklaratë pas seancës.
Autostrada Kërçovë-Ohër e Korridorit 8 filloi të ndërtohet në shkurt të vitit 2014. Ndërtimi i autostradës me gjatësi totale prej 57 kilometra ishte parashikuar fillimisht në 374 milionë euro, ndërsa pas disa ankeseve të marrëveshjes dhe zgjatjeve të kushteve, çmimi i saj arriti në 598 milionë euro. Nga Ministria e Transportit dhe Lidhjes njoftojnë se me vazhdimin e shtesave ligjore të propozuara shtyhet afati për ndërtim, ndërsa burimet financiare për ndërtim mbeten të pandryshuara, gjegjësisht 598 milion euro.