11.8 C
Skopje
Saturday, November 8, 2025

Kuvendi do ta mbajë vazhdimin e mbledhjes së 53-të

Shkup, 17 qershor – Kuvendi sot duhet ta mbajë vazhdimin e mbledhjes së 53-të me debat rreth disa propozim ligjeve, mes të cilëve edhe Propozim ligji për ndryshim dh eplotësim të Kodit zgjehdor, me procedurë të shkurtuar.

Në mesin e pikave të tjera të rendit të ditës janë Propozim ligji për mbështetje për të pësuarit në fatkeqëssinë në diskotekën në Koçan dhe anëtarëve të familjeve të tyre, në lexim të parë, propozuar nga deputetë të LSDM-së, Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për pyjet, në lexim të parë, Strategjia fiskale e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2026 – 2030.

Në vazhdim të mbledhjes së 53-të deputetët duhet të debatojnë edhe për Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për planifikim urbanistik, me procedurë të shkurtuar, dhe Propozimin e plotësuar të ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për arsimin fillor, në lexim të dytë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit