19.8 C
Skopje
Wednesday, September 17, 2025

Kushtetuesja e quan të ligjshëm vendimin e KSHZ-së që kandidatët e pavarur të mbledhin së paku dy nënshkrime

Vendimi i KSHZ-së që të shkojë me dy nënshkrime, e cila nuk paraqet kufizim, sipas Kostadinovskit, faktikisht paraqet edhe implementim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Do të ishte një shkelje e madhe dhe shumë serioze e Kushtetutës dhe mungesë respekti për vendimin tonë nëse KSHZ-ja nuk do të kishte vepruar në këtë mënyrë. Imagjinoni sikur qytetarët e pavarur të mos kishin të drejtë, nëse nuk do të kishte kritere me të cilat do të merrnin pjesë në procesin zgjedhor. Kjo do të thoshte një shkelje brutale e vendimit tonë, Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor. Për këto arsye, shumica e gjyqtarëve vendosën të mos fillonin procedura”, shpjegoi Kostadinovski.

Argumentet kyçe të shumicës së gjyqtarëve, theksoi Kostadinovski në konferencën për shtyp pas seancës së sotme, janë se Kodi Zgjedhor, me boshllëkun ligjor të krijuar nga vendimi ynë, nuk e rregullon çështjen e kriterit për nënshkrimet e kërkuara, por dispozitat në vetë Kodin Zgjedhor vazhdojnë të jenë në fuqi sipas të cilave nënshkrimet e votuesve në procedurën e kandidimit mblidhen në një mënyrë dhe në një procedurë të rregulluar nga KSHZ-ja me rregullat e veta.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit