12.8 C
Skopje
Wednesday, October 22, 2025

Kush janë tre kompanitë në Maqedoninë e Veriut që kanë 2 miliardë euro?

Tre kompanitë që menaxhojnë paratë e pensionistëve të ardhshëm të shtyllës së dytë janë kompanitë apo investitorët kryesorë në tregun e kapitalit në Maqedoninë e Veriut.

Ato janë kompanitë e fondeve pensionale të shtyllës së dytë: “SAVA fondi i detyrueshëm pensional”, KB fondi i detyrueshëm pensional” si dhe “Triglav-fondi i detyrueshëm pensional”, përcjell Faktor.mk.

Këto kompani menaxhojnë paratë e më shumë se 584 mijë qytetarëve dhe kanë 2.23 miliardë euro. Kjo do të thotë se secili prej anëtarëve të tyre ka kursyer mesatarisht mbi 3800 euro!

“KB Fondi i detyrushëm pensional” posedon 1 miliardë euro, SAVA me 921 milionë euro dhe Triglav me 128 milionë euro.

Të dhënat zyrtare të MAPAS-it tregojnë se kompanitë që menaxhojnë fondet e detyrueshme pjesën më të madhe të parave të pensionistëve të ardhshëm e mbajnë në obligacione të qeverisë së Maqedonisë. Vlera totale e tyre më 30 shtator i kalon 1.35 miliardë euro. Kategoria e dytë sipas vlerës së investimeve janë fondet e huaja të investimeve në të cilat tre kompanitë kanë investuar mbi 522 milionë euro para të pensionistëve të ardhshëm.(INA)

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit