Kush është Cece? Macja që jeton brenda mureve të tempullit të lashtë egjiptian

Në Tempullin e Denderës, pranë Luksorit, në Egjipt, një mace e vogël me emrin Cece, endet nëpër vendin arkeologjik, duke u bërë një atraksion më vete për turistët dhe vizitorët!

Cece, tashme njihet si maskota popullore në Tempullin e Denderës në Egjipt.

Ajo është e famshme në mediet sociale, dhe shumë postime të shpërndara, tregojnë macen duke lëvizur midis kolonave të gdhendura të tempullit, duke rrëshqitur në qoshet e qeta të kompleksit apo duke pushuar pranë mureve prej guri ndërsa turnetë me guidë vazhdojnë rreth saj.

Cece jeton midis kolonave mijëravjeçare, duke ofruar një pamje të jetës së përditshme në një vend arkeologjik të shenjtë për perëndeshën Hathor dhe duke evokuar nderimin e egjiptianëve të lashtë për macet dhe perëndeshën mace Bastet.

Kush është Cece?

Cece, është një mace banuese në Tempullin e Denderës, pranë Luksorit, Egjipt.

Ajo është bërë një figurë e dashur për turistët dhe vizitorët, duke ndarë jetën e saj të përditshme në tempullin me një histori miliona vjeçare.

Tempulli i Denderës dhe i maceve

Dendera ishte një qendër e rëndësishme kulti, e dedikuar kryesisht perëndeshës Hathor, shpesh e lidhur me macet.

Egjipti i lashtë i nderonte macet si krijesa të shenjta, të mbrojtura nga perëndesha Bastet, mbrojtëse e shtëpisë, pjellorisë dhe amësisë, e përshkruar si një grua me kokën e një maceje.

Pse është Cece kaq e veçantë?

Prania e Ceces krijon një kontrast magjepsës midis madhështisë së rrënojave të lashta dhe thjeshtësisë së jetës së përditshme.

Fotot dhe videot në mediet sociale tregojnë macen – e cila shfaqet e rehatuar midis kolonave të gdhendura, duke pushuar ose duke vëzhguar vizitorët, duke e bërë atë një atraksion më vete.

Një lidhje historike

Njohja e Ceces me tempullin është një kujtesë se macet ishin një pjesë integrale e jetës egjiptiane, si në tempuj ashtu edhe në shtëpi, të mbrojtura me ligj dhe një simbol i fatit të mirë.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit