11.8 C
Skopje
Tuesday, October 21, 2025

Kurti thirrje bashkatdhetarëve: Regjistrohuni si banorë jo-rezidentë dhe forconi lidhjen me Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që të regjistrohen si banorë jo-rezident të Republikës së Kosovës.

Kurti përmes një video-adresimi ka thënë se regjistrimi është i shpejtë dhe i lehtë, por me ndikim të madh.

“Procesi i regjistrimit si qytetarë jo rezident të Republikës së Kosovës është mundësia juaj për të forcuar lidhjen me atdheun. Duke u regjistruar, ju bëheni pjesë aktive e ndërtimit të së ardhmes së Kosovës dhe të vetë mërgatës. Përdorni të drejtën tuaj kushtetuese dhe regjistrohuni online përmes platformës e-diaspora deri më 31 gusht 2024”, ka thënë Kurti.

Kryeministri ka shtuar se të dhënat tuaja do të ndihmojnë në krijimin e politikave që mbështesin mërgatën, përmirësojnë shërbimet, si dhe forcojnë lidhjet kulturore dhe arsimore me atdheun.

“Mërgata është pjesë e pandashme e kombit tonë, andaj ju ftoj që të regjistroheni secili dhe secila prej jush”, ka deklaruar Kurti.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit