10.8 C
Skopje
Wednesday, October 15, 2025

Kurti publikon foto nga takimi me Ramën e Taravarin: Duhet të jemi krah për njëri-tjetrin

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën dhe kryetarin e Aleancës për Shqiptarët dhe kryetarin e Gostivarit, Arben Taravarin, në margjina të konferencës së liderëve të rajonit për Planin e Rritjes së BE-së që u mbajt në Shkup.

Kurti tha se shqiptarët e kanë vetëdije historike e kombëtare orientimin e qartë euro-atlantik dhe ndërtimin e aleancave mbi vlera e bindje.

“Sfidat shpesh i kemi të ngjashme e të përbashkëta. Shërbimin ndaj qytetarëve duhet përherë ta kemi qëllim të palëkundur të angazhimit politik. E në rrugë e sipër na duhet të jemi krah për njëri-tjetrin, për zhvillim, demokratizim, reformë, progres dhe mirëqenie”, shkroi Kurti.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit