Kurti përkujton masakrën e Lybeniqit: 59 civilë u vranë më 1 prill 1999

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar masakrën e 1 prillit 1999 në fshatin Lybeniq të Pejës.

Sipas tij, në orët e mëngjesit të asaj dite, forcat serbe rrethuan fshatin dhe dëbuan banorët nga shtëpitë e tyre. Ata u grumbulluan pranë xhamisë, ku gratë, fëmijët dhe të moshuarit u ndanë dhe u larguan me forcë, ndërsa 59 burra u vranë me armë automatike.

Kurti theksoi se drejtësia për këtë krim në Serbi ka qenë e vonuar dhe e paplotë, duke shtuar se e vërteta për këto ngjarje vazhdon të dokumentohet.

Ai vuri në dukje se Kosova sot është një shtet i lirë dhe demokratik, që synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe NATO, ndërsa institucionet janë duke forcuar kapacitetet në siguri dhe drejtësi.

Po ashtu, ai theksoi se mbështetja për familjet e viktimave dhe dokumentimi i krimeve të luftës mbeten prioritet institucional.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit