Kryeministri i Kosovës Albin Kurtin ka folur për Agjencinë Italiane të Lajmeve (AGI). Lidhur me vështirësitë me Serbinë vështirësitë me Serbinë
Ai thotë se ka ende probleme në kufirin me Serbinë, përcjell rtv21.tv
“Fatkeqësisht ata që u pasuruan me luftën janë kthyer në kriminelë dhe vazhdojnë të pasurohen me bitcoin, drogë dhe armë. Ata e mbulojnë biznesin e tyre me ide nacionaliste, por janë ende kriminelë. “, shprehet ai.
Kosova e dorëzoi aplikacionin e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian më 15 dhjetor 2022, pasi u njoh zyrtarisht nga Komisioni Evropian si shtet “kandidat potencial”.
“Nuk jemi ende zyrtarisht kandidatë për anëtarësim – thotë Kurti – por po bëjmë çmos që sa më shpejt t’i afrohemi Bashkimit Evropian.
AGI shkruan se Kurti është lider i një partie të lidhur me PSE. Në Kosovë vuan nga kundërshtimi i ‘Listës serbe’, e cila ka lidhje të forta me Serbinë dhe Rusinë.
“Ata flasin për nacionalizëm dhe patriotizëm – thotë Kurti – por në realitet kanë ide fashiste dhe lidhje me Vuçiqin dhe Putinin”.
Për marrëdhëniet me Italinë Kurti shprehet:
“Duhet të jem i sinqertë. Në të kaluarën e konsideroja Giorgia Melonin të lidhur me të kaluarën e saj të djathtë, me fashizmin. Që kur u bë kryeministër kam vënë re marrëdhëniet e saj të shkëlqyera me Biden dhe SHBA-në, Mbështetje për Ukrainën”./21Media
Your article helped me a lot, is there any more related content? Thanks!