Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se sot është një ditë njëkohësisht e bukur dhe e rëndësishme për vendin, duke i ftuar të gjithë qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.Kurti bëri të ditur se ai nuk ka votuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, por theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare në procesin zgjedhor.
Ai u shpreh optimist për formimin e institucioneve të reja, duke uruar dhe shprehur besimin se legjislatura e 10-të do ta formojë sa më shpejt qeverinë e re të vendit.Po ashtu, Kurti falënderoi të gjithë qytetarët që kanë marrë pjesë në fushatë dhe për angazhimin e tyre gjatë këtij procesi demokratik.



