Kryeministri Albin Kurti ka nënvizuar se zgjidhja e çështjes së presidentit të ri të Kosovës kërkon dialog dhe konsensus politik, për shkak se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka kandidatë të propozuar nga brenda strukturave të saj për këtë post, shkruan KultPlus.
Në një takim me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ai tha se diskutimet kanë përfshirë zhvillimet politike, situatën e sigurisë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, por edhe sfidën për zgjedhjen e presidentit.
Kurti theksoi se tani ka dy alternativa kryesore përpara politikës kosovare: të gjendet një emër i përbashkët për president që mund të sigurojë shumicën e nevojshme në Kuvend, ose partitë të arrijnë një marrëveshje mes vete për të kaluar këtë proces, përpara afatit kushtetues për votim të kreut të shtetit. /KultPlus.com



