Kurti: Nga nesër i gatshëm të fillojmë diskutimet me partitë politike për çështjen e presidentit

Kryeministri i vendit, Albin Kurti para kabinetit qeveritar sot ka folur edhe për çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Kurti deklaroi se posa të përfundojnë votimi i buxhetit dhe marrëveshjes ndërkombëtare është i gatshëm të takohet me subjektet politike për çështjen e presidentit.

“Pas konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së Qeverisë mbrëmë, tash jemi në hapin e tretë, votimi i buxhetit dhe marrëveshjes ndërkombëtare. Porsa, të përfundojnë këto, jam i gatshëm që nga nesër të fillojmë kontakte dhe diskutime me subjektet tjera politike për çështjen e presidentit”, tha ai. /Telegrafi/

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit