19.8 C
Skopje
Monday, September 15, 2025

Kurti: Mbi gjysmë milion euro janë dedikuar për digjitalizimin e shërbimeve të Bibliotekës Kombëtare

Kryeministri Albin Kurti, mori pjesë në hapjen e edicionit të 21-të të Javës së Bibliotekës, e cila u mbajt në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.


Ai tha se mbi gjysmë milion euro të fondeve të Qeverisë së Kosovës janë dedikuar për digjitalizimin e shërbimeve të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

Kurti theksoi se çdo qytetar i Republikës së Kosovës tashmë ka qasje në arkivat digjitale, si një burim i paçmuar për edukimin dhe zhvillimin e mëtejshëm, kur janë digjitalizuar rreth 600 mijë objekte digjitale, përfshirë gazetën Rilindja dhe koleksionet e rralla e të vjetra.

“Qeveria jonë ka prioritet ruajtjen e kujtesës si bazë e vetëdijes sonë kombëtare. Kujdesi për çdo cep të Kosovës është një vlerë e pandashme me jetën tonë të përditshme, edukatën dhe filozofinë e të jetuarit në këtë vend”, shtoi kryeministri .

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, profesorë e përfaqësues të institucioneve të kulturës, dhe pjesëmarrës të shumtë adhurues të librit e të artit, të cilët u mirëpritën nga u.d. drejtore e Bibliotekës Kombëtare, Bukurije Haliti, si dhe anëtarë të tjerë të stafit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit