5.8 C
Skopje
Saturday, November 1, 2025

Kurthi mediatik i AKI-së” nuk ndal ndryshimin në Strugë – VLEN i prerë: “Qëndrimi ndaj Ramiz Merkos nuk ndryshon!”

Në prag të zgjedhjeve lokale, Struga është vënë në qendër të vëmendjes politike. Pas një serie lajmesh që aludonin për marrëveshje apo afrim mes grupit politik VLEN dhe Ramiz Merkos, ka ardhur një reagim i ashpër nga zv/ministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha.

Në një deklaratë për media, Hoxha ka cilësuar këto lajme si “kurth mediatik i orkestruar nga AKI”, duke theksuar se qëndrimi i tyre ndaj ish-kryetarit të Strugës mbetet i pandryshueshëm dhe kategorik.

> “Këto përpjekje janë të dëshpëruara dhe vijnë nga trashëgimia politike e Ramiz Merkos. Asnjë manipulim nuk mund ta ndalë ndryshimin që ka nisur në Strugë”, – theksoi Hoxha.

 

Sipas tij, drejtues të disa institucioneve lokale janë përfshirë në një fushatë të organizuar nga AKI për të goditur kandidatët e VLEN-it dhe sidomos kandidatin e pavarur Mendi Qyra, i cili ka fituar përkrahje të gjerë qytetare.

Hoxha u shpreh se Struga tashmë ka zgjedhur rrugën e ndryshimit, duke besuar se qytetarët do të mbështesin një drejtim të ri, pa ndikime të vjetra politike e pa presione.

> “Kohës së manipulimeve i ka ardhur fundi. Mendi Qyra do të jetë kryetar i të gjithë struganëve, pa dallime”, – përfundoi ai.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit