Jemi të bekuar me mëkatin tonë të vetëdijes. Sepse, kur mëkati ndriçohet, ai shndërrohet në bekim. Dhe kur arrijmë ta ndriçojmë vetëdijen kolektive, një bekim i madh mund të përhapet në mbarë planetin.
Po kur nuk ka beteja?
Përgjigjja është e thjeshtë: aty ku ka bashkëpunim.
Historia dhe natyra na mësojnë se bashkëpunimi është forca më e madhe që mund të shuajë konfliktet. Fillon nga format më të mëdha – bashkëpunimi midis specieve të ndryshme – e zbret deri te më i afërti: bashkëpunimi mes familjes. Në mes të kësaj rruge qëndrojnë bashkëpunimi mes kombeve, besimeve, qyteteve, fshatrave dhe individëve.
Sa më shumë zgjerohet bashkëpunimi jashtë nesh, aq më shumë qetësohen betejat brenda nesh. Konfliktet e brendshme zbehen kur ndërtojmë ura me të tjerët.
Pyetja që mbetet është personale:
A jemi gati ta kthejmë mëkatin në bekim?
A mund ta hapim mendjen drejt unitetit, të bashkëpunojmë me ata që mendojnë ndryshe, besojnë ndryshe apo udhëhiqen ndryshe?
Sepse ndoshta paqja e madhe nuk fillon nga botët e largëta, por nga vendimi ynë i vogël për të bashkëpunuar.



