Regjistrohu në Telegrafi
Kur civilët u bënë shënjestër, çfarë zbulon raporti “Java e terrorit në Drenicë”

Organizata amerikane për të Drejtat e Njeriut “Human Rights Watch “, 27 vjet më parë publikoi raportin me titull “Java e terrorit në Drenicë” .
Në këtë raport, i cili u publikua më 8 shkurt 1999, përshkruhet se si forcat speciale serbe kah fundi i shtatorit 1998 masakruan 21 civilë në Abri e Epërme, dhe vranë 13 burra në fshatin e afërt Golluboc.
Ekstrakt nga Raporti i Vëzhguesve për të Drejtat e Njeriut – Java e terrorit në Drenicë: Shkeljet e ligjeve humanitare në Kosovë.
Luftimet në Abri të Epërme. Kah mesi i Korrikut, 1998, armata jugosllave dhe policia serbe filluan një ofensivë të përgjithshme kundër UÇK-së.
Ajo pothuaj kishte humbur kontrollin, sipas një vlerësimi, në mbi një të tretën e territorit të Kosovës. Ofensiva që shoqërohej nga artileria e rëndë, tanket, forcat ajrore, pati efekt të lartë në detyrimin e forcave të UÇK-së për t’u tërhequr nga shumica e pozicioneve të tyre drejt maleve mes drunjsh.
Dhe në fund të kësaj ofensive, vetëm pak luftëtarë të UÇK-së u vranë apo u zunë rob. Vuajtjet më të mëdha i përjetoi popullata civile shqiptare, që jetonte në zonat e luftimeve. Më shumë se dyqind fshatra janë shkatërruar dhe së pakut 300 mijë njerëz kanë mbetur pa strehë. Shumica e më se 2000 të vrarëve gjatë shtatori janë civilë.





