Policia e Kumanovës ka bërë të ditur se kumanovari 77-vjeçar është sulmuar fizikisht rëndë nga djali dhe ish-gruaja.
Ngjarjen e këtillë në Sektorin për Punë të Brendshme (SPB) e ka denoncuar vetë viktima, kurse sipas buletinit të këtij institucioni, ka ndodhur dje (më datë 8 prill) rreth orës 20:00.
“77 vjecari nga Kumanova e ka denoncuar rastin e sulmit fizik ndaj tij, nga djali i tij me iniciale M.M. dhe ish-bashkëshortja e tij B.M.”, thuhet tek kumtesa e SPB-së.
Policia, sipas buletinit, po i merr te gjitha masat e nevojshme ligjore per ta ndriçuar sa më shpejtë këtë rast.
Portali “Kumanova Sot”



