7.8 C
Skopje
Thursday, October 16, 2025

Kulturat bujqësore nën stresin e nxehtësisë, pritet që reshjet e shiut ta përmirësojnë situatën

Shkup, 4 gusht – Vala e nxehtësisë e cila e kaploi vendin pritet ta përmirësojë situatën në bujqësi. Për shkak të temperaturave të larta të cilat javën e kaluar tejkalonin 40 gradë, të gjitha kulturat janë rrezikuar dhe janë në fazën e stresit të nxehtësisë, thonë agrometeorologët. Koha e nxehtë, sqarojnë, shkaktoi avullim të rritur të ujit dhe të tokës, por edhe nga bimët.

“Me zvogëlimin e rezervave të ujit në tokë, paraqitet thatësira. Këtë e tregon edhe llogaritja e indeksit të standardizuar të thatësirës me të cilin vlerësohet thatësira meteorologjike, dhe vlerat e llogaritura tregojnë një tendencë nga thatësira mesatare në të rëndë deri në ekstreme. Të gjitha kulturat janë në rrezik, pranverore, të llogoreve, industriale, kopshtare, frutore, hardhia e rrushit, veçanërisht ato ku nuk ka kushte të mjaftueshme ujitjeje. Në rrezik janë edhe kulturat shumëvjeçare, në të cilat rezervat e ujit në shtresat më të thella janë vazhdimisht në rënie”, tregojnë agrometeorologët nga DPHM.

Sipas tyre, kjo periudhë është kritike veçanërisht për disa lloje të rrushit të cilat janë në fillim të pjekjes.

“Shumica e kulturave, siç janë pemët, janë në fazën e vjeljes. Disa lloje rrushi, megjithatë, janë në fenofazën e fillimit të pjekjes – pjekjen e kokrrave. Gjatë pjekjes, ndodhin ndryshime shumë të rëndësishme morfologjike dhe fiziologjike në kokrrat. Në këtë fazë, rritja e kokrrave vazhdon, kështu që nëse nuk ka lagështi të mjaftueshme, ato mbeten të vogla. Prandaj, gjatë kësaj periudhe, është e rëndësishme që rrushi të furnizohet me një sasi të mjaftueshme uji. Destabilizimi i motit që pritet në fillim të kësaj jave dhe reshjet e paralajmëruara do të përmirësojnë situatën e lagështisë në tokë. Prodhuesit bujqësorë mund të vazhdojnë me aktivitetet e tyre dhe kujdesin për kulturat e tyre, si dhe duke kryer punë në terren, ujitje, kontroll të barërave të këqija, mbrojtje të bimëve nga shfaqja dhe zhvillimi i sëmundjeve dhe dëmtuesve, monitorim të rregullt të kulturave dhe masa të tjera agroteknike”, thonë agrometeorologët nga DPHM.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit