12.8 C
Skopje
Monday, September 22, 2025

Kultura dikur na udhëhiqte, sot po zbehet – një thirrje për vetëdijësim nga Edi Qela

Në një deklaratë të fortë gjatë një emisioni në Ora 24.tv, Edi Qela ngre shqetësimin për prapambetjen kulturore dhe intelektuale në qytetin e saj. Ajo vëren me keqardhje se, ndërsa qytetet e tjera po përvetësojnë praktikat pozitive të vendeve të zhvilluara, qyteti saj jo vetëm që nuk përparon, por po kthehet prapa.

“Jo që po stagnon qyteti ynë – por po kthehemi mbrapa me mentalitetin. Mjafton të krahasojmë fotografitë e qytetit nga 30, 40 apo 50 vite më parë me sot, për të kuptuar sa shumë kemi humbur në aspektin kulturor dhe intelektual,” – u shpreh Qela.

Deklarata e saj vjen si një thirrje për reflektim dhe vetëdijësim, duke theksuar se ndryshimi nuk nis nga infrastruktura, por nga mendësia dhe vlerësimi i dijes./Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit