Trajneri i njohur i xhudos, Driton Kuka, ka reaguar publikisht lidhur me pagat e basketbollistëve në Kosovë, duke shprehur habinë e tij për shifrat e përmendura së fundmi në media, shkruan KultPlus.
Reagimi i Kukës erdhi pasi u raportua se një basketbollist i huaj te klubi Sigal Prishtina kishte përfituar një pagë që arrin rreth 25 mijë euro. Ai ngriti shqetësimin se bëhet fjalë për para publike, duke theksuar se për çështje të tilla duhet të ketë më shumë transparencë dhe debat.
Sipas tij, është e çuditshme që për shuma të tilla nuk ka reagim të gjerë publik, ndërkohë që tema të tjera marrin vëmendje të madhe në opinion.
Ndërkohë, nga drejtues të klubit është theksuar se, pavarësisht sfidave financiare, nuk ekziston rreziku që klubi të shuhet. /KultPlus.com



