11.8 C
Skopje
Saturday, November 1, 2025

KSHZ: Votimi i sotëm po zhvillohet pa probleme dhe konfirmoi numrin e vëzhguesve

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) informoi se votimi i sotëm i personave të sëmurë ose të pafuqishëm, i personave që vuajnë dënim me burg ose janë në paraburgim, si dhe i atyre që janë regjistruar për të votuar dhe janë të vendosur në institucione për kujdes jashtëfamiljar, po zhvillohet  pa pengesa, pa vështirësi të paraqitura, pa probleme ose vërejtje, njofton Portalb.mk.

“Po realizohet votimi. Në kohë ka filluar. Nuk kemi kurrfarë probleme, as me materialin dhe organe zgjedhore. Nuk kemi kurrfarë vërejtje, ankesa ose informata të tjera. Persona të autorizuar kompetentë paradite ishin në terren në disa komisione të caktuara zgjedhore komunale”, informoi Boris Kondarko, kryetar i KSHZ-së në vazhdimin e seancës së 151-të.

Shtoi se votat nga votimi i sotëm nuk do të numërohen veçmas, por do të vulosen dhe do t’i shtohen votimit të nesërm, pas së cilës do të shpallen si pjesë e rezultateve të përgjithshme. Njlherit, paralajmëroi kumtesë shtesë për jehonën e sotme pas përfundimit të votimit.

KSHZ-ja shqyrtoi edhe disa ankesa për realizim të së drejtës së votës. Katër ankesa u miratuan, me ç’rast personat e paraqitur që nuk kanë qenë të evidentuar në listat përkatëse zgjedhore u pranohet e drejta e votës, për shkak se i plotësojnë kushtet ligjore. Ndërsa, tre ankesa u refuzuan si të pabaza për shkak se personat ose tashmë kanë qenë të regjistruar në Listën zgjedhore, ose nuk kanë vendbanim në territorin e shtetit.

Lidhur me vëzhgimin e procesit zgjedhor, KSHZ-ja konfirmoi se janë akreditusr gjithsej 1.622 vëzhgues, prej të cilëve 957 vëzhgues vendor, 651 të huaj dhe 14 gazetarë të huaj.

Të drejtën e tyre të votës sot e realizojnë 4.826 persona të sëmurë ose të pafuqishëm, 1.256 persona që po vuajnë dënim me burg ose janë në paraburgim në 14 institucione korrektuese – përmirësuese dhe 214 persona të vendosur në 13 qendra për kujdes jashtëfamiljar.

Në rrethin e dytë zgjedhjeve lokale 2025, nesër do të votohet për kryetarë të komunave në 31 komuna dhe në Qytetin e shkupit, si dhe në tre vendvotime në Shuto Orizarë për këshilltarë.

Të drejtë vote kanë 1. 013. 375 qytetarë.

Maqedonia e Veriut më 19 tetor mbajti rundin e parë të zgjedhjeve të teta lokale që nga pavarësia e shtetit. Në zgjedhjet lokale, të drejtë vote kishin 1.832.415 qytetarë, të cilët mund të votonin në 3.474 vendvotime.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit