18.8 C
Skopje
Saturday, November 1, 2025

KSHZ: Votimi i personave të sëmur dhe të burgosur po zhvillohet pandërprerë

Votimi i personave të sëmurë dhe të pafuqishëm, të burgosurve dhe atyre në paraburgim, si dhe i qytetarëve të akomoduar në kujdes jashëfamiljar, zhvillohet pandëprerë në të gjitha komuna ku nesër do të mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, duke përfshirë edhe Qytetin e Shkupit, informoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ).

“Votimi sot filloi në ora 7 të mëngjesit dhe i njejti po zhvillohet pandërprerjë në të gjitha komunat dhe në Qytetin e Shkupit, qëndron në kumtesën e KSHZ-së.

Sipas të dhënave të tyre, sot të drejtën e tyre zgjedhore e realizojnë 4.826 persona të sëmurë ose të pafuqishëm, 1.256 persona në 14 institucione ndëshkuese-përmirësuese dhe 214 persona të akomoduar në 13 qendra për kujdes jashtëfamiljar.

Në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale 2025 nesër votohet për kryetar komune në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, si dhe në tre vendvotime në Shuto Orizare për këshilltarë.

Të drejtë vote kanë 1 013 375 qytetarë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit