13.8 C
Skopje
Saturday, October 18, 2025

KSHZ refuzoi shtatë dhe pranoi tre ankesa për të drejtën personale të votimit

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në seancën e sotme të 147-të hodhi poshtë shtatë ankesa të paraqitura nga qytetarët në lidhje me të drejtat personale të votimit, ku pranoi tre prej tyre. Janë hedhur poshtë si të pabaza ankesat e Radica Radeskës nga Manastiri, Zilqafete Memedi nga Zhelina, Ixhal Kamberit nga Zhelina, Gordana Radeskës nga Manastiri, Jeton Dalipit nga Struga, Vesna Trajkovës nga Kërçova dhe Oliver Trajanovskit nga Kumanova. Janë pranuar ankesat e Bozhidar Altiparmakovit nga Manastiri, Adis Tahirit nga Gostivari dhe Edina Tahirit poashtu nga Gostivari.

Të tre do të mund ta ushtrojnë të drejtën e votës pa pengesa nesër, por janë të detyruar të sjellin me vete në vendvotim dhe të tregojnë vendimin që do ta marrin nga KSHZ si bazë ligjore për t’u regjistruar në formularin shtesë të Listës zgjedhore.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit