Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ) në mbledhjen e sotme i miratoi procesverbalet nga mbledhjet 164 dhe 165 dhe solli disa vendime lidhur me punën financiate dhe organizimin teknik të zgjedhjeve të ardhhsme të caktuara për më 11 janar 2026.
Komisioni e miratoi Propozim-vendimin për ndarje të avanseve për të punësuarit në KSHZ dhe personave të angazhuar për transportin e materialit të besueshëm zgjedhor. Me këtë vendim rregullohen shpenzimet për perosnat të cilët do zë ëbjnë dorëzimin e materialeve në komumant Mavrovë-Rostushë, Qendër Zhupë, Gostivar dhe Vrapçisht.
Siç theksoi anëtari i KSHZ-së, Angellço Ristov, me rastin e organizimit të zgjehdjeve të ardhshme lokale në komunat e cekura, KSHZ sjellë vendim për caktim të avanseve për të punësuarit në KSHZ, personat të cilëlt janë të angazhuar nga ana e KSHZ-së, si dhe perosnave të tjerë të përfshirë për transportin dhe dorëzimin e materialit të besueshëm zgjedhor.

Në mbledhjen e sotme u konstatua edhe shuma e maksiomumit të arkës për vitin 2026, e cila do të jetë gjithsej 300.000 denarë. Siç theksoi anëtarja e KSHZ-së, Svetllana Karapetrova, ky vendim, për realizimin e të cilit është angazhuar Sektori për kontabilitet dhe pagesa, hyn në fuqi me ditën e miratimit, ndërkaq do të zbatohet në mënyrë retroaktive prej 1 janarit 2026.
Në rend dite ishte edhe Plani financiar i KSHZ-së për vitin 2026, sipas të cilit Komisioni shtetëror zgjedhor në këtë vit kalendarik do të disponojë me buxhet të përgjithshëm prej 153.196 denarëve.
Në mbledhje u miratua edhe Udhëzimi për votim për zgjedhjet lokale, me çka u rrumbullakësuan procedurat juridike dhe teknike para votimit të së dielës.



