Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) pasditen e sotme, në kuadër të seancës 96-të me short vendosi renditjen e listave të kandidatëve për zgjedhje.
Numri 1 është Koalicioni për Ardhmërinë Evropiane i udhëhequr nga LSDM, numri 2 – Koalicioni “Maqedonia juaj” i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, numri 3 – Koalicioni “Guximshëm për Maqedoninë” i udhëhequr nga GROM, numri 4 – Koalicioni Fronti Evropian, numri 5 – e Majta, numri 6 – Koalicioni “Vlen”, numri 7 – Lëvizja “E Di – Për Maqedoninë tonë”, numri 8 – Maqedonia e Bashkuar, numri 9 – Alternativa e re, numri 10 – Avaja, numri 11 – Lëvizja civile evropiane, numri 12 – Epoka maqedonase – Sovranistët e tretë, numër 13 – Partia juaj, numër 14 – Rodina Maqedonia, numri 15 – E djathta, numri 16 – Demokratët dhe numri 17 – Partia e Punëtorëve.