Kryqi i Kuq: T’i mbështesim financiarisht qytetarët e prekur nga përmbytjet në Kërçovë

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Organizata Komunale Kërçovë u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i ndihmojnë financiarisht të prekurit nga vërshimet në Kërçovë. Ata kërkuan që në këtë nismë të përfshihen edhe kompani e institucione.

“Le të tregojmë solidaritet dhe humanizëm kur është më e nevojshme.
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Organizata Komunale Kërçovë, u bën thirrje të gjithë qytetarëve humanë, kompanive dhe institucioneve që të përfshihen me mbështetje financiare për të ndihmuar qytetarët e prekur nga përmbytjet në Kërçovë.
Çdo denar i dhuruar do të thotë shpresë, siguri dhe shërim më të shpejtë për familjet që përballen me pasojat e kësaj fatkeqësie natyrore.
Ndihma financiare mund të paguhet në:
Llogarinë: 300000001327966
Marrësi: Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut – Fondi i Solidaritetit
Numri tatimor: 4030984271620
Banka: AD Komercijalna Banka
Referenca e pagesës: Ndihmë për qytetarët e prekur nga përmbytjet në Kërçovë”, thuhet në njoftim.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit