Me rastin e 17 marsit – Ditës së themelimit të Kryqit të Kuq dhe Ditës së dhurimit të gjakut, sot në Shkup u organizua një ngjarje kushtuar promovimit të ndihmës së parë nën moton “Kultura e sigurisë – komuniteti i shëndetshëm”.
Në sheshin “Maqedonia” në pikat edukative të vendosura, qytetarët e interesuar patën mundësinë të ndjekin simulime të ndihmës së parë në skenarë të ndryshëm, të demontruara nga vullnetarë dhe shpëtimtarë të trajnuar, si dhe nga kuadro të trajnuar nga Ministri e Punëve të Brenshme dhe ARM-ja, ndërsa u prezantua edhe Njësia Kombëtare Intervenuese e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në ngjarje u theksua se kjo ditë përfaqëson një simbol të rëndësishëm të humanizmit, solidaritetit dhe gatishmërisë për të ndihmuar aty ku është më e nevojshme. Në këtë drejtim, siç u theksua, ndihma e parë ka një rëndësi të veçantë, pasi përfaqëson reagimin e parë dhe më të rëndësishëm në momentet kur një sekondë mund të nënkuptojë jetë. Nga aktiviteti i sotëm u dërgua mesazhi se “dija shpëton jetë dhe se secili prej nesh mund të jetë hallka që bën dallimin në një moment kritik”.
Suzana Tuneva Paunovska, sekretare e Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit theksoi se pas ngjarjes tragjike në Koçan, si Kryqi i Kuq kanë bërë një riorganizim të plotë të përgjigjes së tyre për veprim në raste katastrofash. Ajo thksoi se këtë ngjarje e realizojnë në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ndihmën e Shejtë pasi, siç u tha, puna e pëfaqësuesve të Kryqit të Kuq shtrihet deri në momentin e ofrimit të ndihmës së shpejtë.
Në kuadër të ngjarjes, kryetarit të Qytetit të Shkup, Orce Gjorgjievski, iu nda një pllaketë mirënjohjeje nga Kryqi i Kuq me rastin e 80-vjetorit të ekzistencës së kësaj organizate. Për shkak të angazhimeve kryetari nuk mori pjesë në ngjarje, por mirënjohja u pranua nga shefi i kabinetit të tij, Kiril Mitreski, i cili kërkoi falje dhe i përcolli mesazhin Gjorgjievskit. “Qyteti i Shkupit do të vazhdojë me mbështetje maksimale të Kryqit të Kuq sepse pikërisht ju, me humanizmin tuaj gjatë dekadave të kaluara, keni qenë të pranishëm në të gjitha situatat krizë, kudo që ishte e nevojshme dhe për çdo njeri që kishte më së shumti nevojë”, thuhej në mesazhin e Gjorgjievskit.
Tuneva njoftoi se nga sot kryetari Gjorgjievski, së bashhku me ekipin e tij, kanë nënshkruar formularët e anëtarësimit dhe tashmë zyrtarisht janë anëtarë të Kryqit të Kuq.



