16.8 C
Skopje
Monday, October 13, 2025

Kryetari Valbon Limani vizitoi artistin e madh Salla Shabani, i ndau mirënjohje për kontributin e tij të jetësor!

Ushtruesi i detyrës kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Valbon Limani sot vizitoi artistin dhe mjeshtrin e madh të instrumenteve muzikore, z. Salla Shabani.
I shoqëruar nga kryesuesi i Këshillit Komunal, z. Namik Durmishi, në një atmosferë dhe bisedë shumë miqësore, kryetari Limani i ndau mirënjohje për kontributin e dhënë në fushën e artit, në emër të Komunës së Gostivarit.

“Artistit dhe mjeshtrit të madh, njërit prej ikonave të artit dhe kulturës gostivarase, z. Salla Shabani, i dorëzova Mirënjohje në emër të Komunës së Gostivarit dhe jam i bindur se bashkë me këtë mirënjohje ai ka vlerësimin dhe dashurinë e çdo gostivarasi dhe shqiptari” u shpreh Limani.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit