Kryetari Qyra inspekton burimin e ujit në Shum, qytetarët paralajmërohen të jenë të kujdesshëm

Sot, kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, vizitoi burimin në fshatin Shum për të parë nga afër gjendjen aktuale të furnizimit me ujë.
Gjatë inspektimit, u vërejt se uji duket vizualisht i pastër. Megjithatë, Komuna nuk nxjerr përfundime vetëm nga pamja. Pritet konfirmimi zyrtar nga institucionet përkatëse dhe shërbimet profesionale për sigurinë e ujit për pije.
Komuna vepron me kujdes dhe përgjegjësi, duke u siguruar që sistemi i furnizimit me ujë të mos rifillojë përdorimin e plotë deri sa të konfirmohet se uji është plotësisht i sigurt.
Shëndeti i qytetarëve mbetet prioritet absolut.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit