6.8 C
Skopje
Friday, October 31, 2025

Kryetari i Zhelinës, Blerim Sejdiu: Bilall Kasami është arkitekti i besimit të ri tetovar

Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, ka publikuar një shkrim reflektues për transformimin që ka përjetuar Tetova nën drejtimin e Bilall Kasamit, duke e cilësuar këtë periudhë si “epokë të re përgjegjësie, vizioni dhe zhvillimi”.

Sejdiu shkruan se për shumë vite “shpirti i Tetovës ishte i fjetur, i mbuluar nga kaosi dhe mungesa e drejtimit”, derisa – siç thekson ai – “erthi një njeri që e kuptoi se politika nuk është pushtet mbi qytetin, por kujdestari ndaj tij”.

Sipas tij, Bilall Kasami e ka parë Tetovën jo si hapësirë për të sunduar, por si “organizëm që duhet shëruar, ndërtuar dhe udhëhequr me vizion të qartë”.
Ai vlerëson se ndryshe nga politika e vjetër, e cila ndërtonte pushtet mbi qytetarin, Kasami “ndërton qytetin për qytetarët”.

“Bilalli është arkitekti i besimit të ri tetovar. Ai e ktheu komunën në vend ku qytetari ndjehet i dëgjuar, i respektuar dhe pjesë e procesit,” shkruan Sejdiu.

Në fund, kryetari i Zhelinës thekson se Tetova sot po kalon nga improvizimi në plan, nga mbijetesa në zhvillim, falë një filozofie të qartë qeverisëse që lidh njeriun me hapësirën dhe dashurinë për vendin.

> “Bilalli është garancia e punës, përkushtimit dhe vizionit për një Tetovë të zhvilluar, të pastër dhe të drejtë,” përfundon Blerim Sejdiu.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit