17.8 C
Skopje
Saturday, November 22, 2025

Kryetari i Strugës Mendi Qyra: 22 Nëntori, amanet i gjuhës që na bashkon

Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, ka shënuar Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe me një mesazh të fuqishëm plot emocione dhe krenari kombëtare. Duke cituar vargjet e Naim Frashërit “Shkronjat tona të arta, që na mblodhën tok si vëllezër…”, Qyra theksoi rëndësinë historike të 22 Nëntorit, ditës kur rilindasit shqiptarë i dhanë kombit alfabetin e unifikuar.

Në fjalën e tij, Qyra nënvizoi se kjo ditë nuk është vetëm përkujtim, por një simbol i sakrificës, guximit dhe punës titanike të burrave e grave që bënë të mundur ngritjen e arsimit shqip. Ai shprehu mirënjohje për të gjithë ata që, brez pas brezi, e ruajtën e kultivuan gjuhën shqipe në familje, shkolla dhe kulturë.

“Gjuha jonë është identitet, rrënjë dhe amanet,” u shpreh Qyra, duke theksuar se mbrojtja dhe zhvillimi i saj mbetet një detyrë e përbashkët për të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen.

Kryetari e mbylli urimin e tij me një mesazh uniteti dhe krenarie kombëtare:
“Gëzuar Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe!” 🇦🇱📚✍️

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit