12.8 C
Skopje
Tuesday, October 14, 2025

Kryetari i Qeverisë Mickoski në vizitë në Klinikën e Kirurgjisë Digjestive në Shkup

Të nderuar, Ju njoftojmë se sot me datë 16.08.2024 (e premte) në orën 12:00, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Taravari do të vizitojnë ISHP Klinikën Universitare për Kirurgji Digjestive Shkup.

Njëkohësisht do të hapet edhe reparti i rinovuar tërësisht për kirurgji digjestive, i cili filloi me rikonstruksion para 30 ditëve në vlerë rreth 700.000 euro, donacion nga Ambasada Japoneze dhe nënkupton blerjen e shtretërve të rinj, dollapëve, dyerve dhe ndriçimit.
Gjithashtu, nëpërmjet Ministrisë së Shëndetësisë, këtë vit janë blerë pajisje me vlerë prej 1.000.000 euro për shtyllën laparoskopike dhe kryerjen e operacionit me përdorimin e  kontrastit fluoreshent.

Është paraparë që deklaratë për mediat të japin Kryetari i Qeverisë Mickoski dhe Ministri i Shëndetësisë Taravari.

Ftojmë medien tuaj që të ndjek deklaratat.

Me respekt,

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit