Ndërtimi shtesë i shkollës do të kryhet në dy faza. Në 18 muajt e ardhshëm, në fazën e parë, do të marrë 10 klasa shtesë dhe 8 kabinete për lëndë mësimore.
Gjithashtu, një sallë të madhe me skenë, shkallë kryesore dhe ashensor, kuzhinë me dhomë për ngrënie, tualete të reja dhe tualet për personat me nevoja të veçanta, si dhe hapësira të tjera shërbimi.
Kjo do të rrisë ndjeshëm kapacitetin për zbatimin e procesit edukativo-arsimor në një nga shkollat më të vjetra të Aeroportit, të ndërtuar që nga viti 1954.
Projekti është në vlerë prej 200.000.000 denarë nga buxheti i Komunës së Aeroportit me mbështetjen e Qeverisë.
Kryetari i Qeverisë, Mickoski, është paraparë të jep deklaratë për mediat.
Ftojmë medien tuaj të ndjek deklaratën.