13.8 C
Skopje
Tuesday, November 11, 2025

Kryetari i parë dhe kryetari i ri, shkëmbejnë përvoja për ardhmërinë e komunës së Bogovinës

Kryetari i sapozgjedhur i komunës së Bogovinës, Feti Abazi, për vizitë të parë ka zgjedhur takimin me profesorin e tij, historianin dhe kryetarin e parë të komunës së Bogovinës, Vebi Xhemailin. Duke kujtuar nostalgjinë dhe shkëmbyer biseda për të ardhmen, Vebi Xhemaili u shpreh i gatshëm për të këshilluar me përvojën e tij, ndërsa Feti Abazi nënvizoi se kritikat dhe sugjerimet janë të mikpritura.

Profesori i mirënjohur Xhemaili, kujtoi i emocionuar se pas 25 vitesh, është kujtuar një kryetar komune ta vizitoj, dhe se përvoja e energjia e kryetarit të sapozgjedhur, do i jap një vizion të ri, me shumë gjasa për dy mandate në krye të komunës.

“Sot pas 25 viteve ka kujtuar një kryetar ta vizitojë themeluesin dhe kryetarin e parë. Prandaj është një emocion, kur dikush vlerëson kontributin. Për mua çfarëdo që keni nevojë, jam i gatshëm të ju ndihmojë. Më vjen mirë nga ky rasti yt. Prej sot, të gjithe banorët e Bogovinës, janë të barabartë për ty. Kontributi yt duhet të lërë vepra, ngase vetëm veprat flasin, nuk ka nevojë për fjalë, por për punë. Nuk kam dyshim për potencialin tënd dhe energjinë. Ngase je i palodhshëm dhe vizionar. Uroj të permendesh brez pas brezi, duke vazhduar plus 4 vite të tjera”, u shpreh Vebi Xhemaili.

Kryetari i ri i komunës, Feti Abazi, ka shprehur mirënjohjen e thellë ndaj profesorit të tij, qoft në aspektin akademik por edhe në atë politik, si themelues i komunës së Bogovinës.

“Bogovina ka kapacitete intelektuale, nuk diskutohet. Bagazhi që përfaqësoni ju, për neve ka qenë i veçantë. Çdo sugjerim dhe vëretje e juaja, është e mirëssardhur, prej përvojës dhe praktikës që keni treguar.
Komuna përfshinë shumë sektorë, por ne si ekip do mundohemi të bëjmë maksimumin. Për të lënë gjurmë. Interesi ynë është që edhe gjatë kampanjës e kemi premtu, për ta futur komunën në punë. Prandaj, e pamë të arsyeshme të ju vizitojmë, si personalitet të Bogovinës. Çdo gjë është e mirëseardhur! Mund të na vizitoni në zyrë, qoft për vëretje apo për sugjerime”, ka përfunduar, i pari i komunës së Bogovinës, Feti Abazi.

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit