Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin

Kryetari i Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, i drejtohet besimtarëve myslimanë me urime të ngrohta për festën e Fitër Bajramit, duke u dëshiruar paqe, shëndet dhe begati për ta dhe familjet e tyre.

Urimi i plotë i Afrim Gashit:

Të nderuar besimtarë myslimanë,
Me rastin e Fitër Bajramit, ju uroj nga zemra paqe, shëndet dhe begati për ju dhe familjet tuaja!

Pas një muaji përkushtimi, reflektimi dhe sakrifice, Ramazani na rikujtoi vlerat e durimit, përulësisë dhe solidaritetit. Duke uruar që agjërimi, lutjet, veprat e mira dhe adhurimet tuaja të jenë pranuar, le të vazhdojmë të kultivojmë mirësinë, respektin dhe bashkëpunimin në përditshmërinë tonë.
Le të jetë kjo ditë feste një moment afrimi, që forcon lidhjet tona dhe na frymëzon për më shumë kujdes ndaj njëri-tjetrit.

Në emrin tim personal dhe të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ju uroj për shumë mote Bajramin e Madh!

Me respekt,
Afrim Gashi

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit