16.8 C
Skopje
Wednesday, September 17, 2025

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi demanton: Shkuarja në Beograd është shpifje

Nga kabineti i kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi janë përgjigjur akuzave të ngritura nga një emision në rrjetet sociale, ku pretendohej se kryeparlamentari Gashi, më 27 tetor 2024 ka udhëtuar për në Boegrad.

Sic mund të shihet në dokumentet e prezantuara, Gashi nuk ka qenë për vizitë në Boegrad por në Preshevë.
“Në lidhje me akuzat e paraqitura në një emision në rrjetet sociale, theksojmë se përmbajtja është tendencioze, e mbushur me pasaktësi dhe synon qartë t’i shtrembërojë faktet dhe ta manipulojë opinionin publik.

Më konkretisht, udhëtimi i datës 27 tetor 2024 nuk ka qenë vizitë në Beograd, siç është pretenduar në mënyrë të rreme, por vizitë në Preshevë. Deri më tani asnjë gazetar apo medium nuk ka parashtruar ndonjë pyetje për këtë çështje, gjë që vetëm e konfirmon karakterin joprofesional dhe joetik të publikimit.

Gjithashtu, rikujtojmë se çdo gazetar e di se Kryetari i Kuvendit, sipas ligjit, është i detyruar të jetë nën përcjellje të vazhdueshme të shërbimit të sigurisë së MPS – së. Paraqitja e këtij detyrimi ligjor si “sensacion” është tendencë për mashtrim të opinionit veprim i papërgjegjshëm.

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, vazhdon t’i kryejë përgjegjësitë e tij me transparencë të plotë dhe përkushtim institucional. Asnjë manipulim nuk mund ta zbehë punën e Kryetarit të Kuvendit, ndërsa Kuvendi mbetet i hapur, llogaridhënës dhe i përkushtuar në shërbim të qytetarëve.

Kabineti i Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriu”, thuhet në njoftimin e Kabinetit të kryeparlamentarit Gashi.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit