18.8 C
Skopje
Wednesday, October 29, 2025

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese: Vendimi i sotëm është për të mbrojtur qytetarët nga manipulimet, jemi të pavarur dhe të paanshëm

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski, sot në konferencë për shtyp ka sqaruar vendimin e gjykatës për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, për të mbajtur seancë përgatitore

Ai tha se vendimi i gjykatësve kushtetues është sjellë për të mbrojtur qytetarët nga manipulimi i politikanëve. Kostadinovski gjithashtu tha se ky vendim nuk është tërheqje ose dorëzim para presionit të dikujt.

“Duke ruajtur Kushtetutën ne ruajmë rendin kushtetues, detyra jonë është të mos krijojmë kaos. Nuk është puna ime të komentoj qëndrimet e politikanëve, nuk dua të polemizojë me ata, por e dini se jemi të ekspozuar ndaj tyre. Duam t’u drejtohemi qytetarëve për pavarësinë dhe paanshmërinë tonë”.

“Vendimi i sotëm nuk dua të perceptohet si dobësi ose tërheqje nga frika e dikujt. Vendimi ynë duhet të perceptohet si akt i lartë, sidomos nga qytetarët, pasi nuk do të lejojmë që ata të manipulohen nga politikanët. Është gënjeshtër dhe manipulim se me vendimin tonë ne dëshirojmë të nxisim destabilizim”, tha kostadinovski.

Ai theksoi se lënda për Ligjin për përdorimin e gjuhëve është më e vjetër dhe se është e ndjeshme.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit