Kryetari i Dijanetit turk në Shkup, Xhamia e Madhe simbol i bashkëpunimit RMV-Turqi

Kreu i Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetahu, ka pritur në takim zyrtar në Shkup, kreun e Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë, Safi Arpaush. Në fjalimin e tij pas takimit kreu i Bashkësisë Fetare Islame falënderoi Dijanetin po edhe shtetin turk që në vazhdimësi kujdesen për besimtarët po edhe për xhamitë e Shkupit.

 

Sipas Fetait, tregues i marëdhënieve të mira mes dy vendeve është edhe ndërtimi i Xhamisë së madhe në Shkup, të cilën kreu i BFI-së e cilësoi si “bukuroshe e shtetit”.

 

Fetai tha se ndërtimi i kësaj xhamie ka rëndësi të veçantë për besimtarët, po edhe për Turqinë sepse siç tha, për të njëjtën është angazhuar edhe vet presidenti Rexhep Taip Erdogan

 

SHAQIR EF FETAHU, KRYETAR I BASHKËSISË FETARE ISLAME

 

Simboli më i madh i bashkëpunimit të Republikës së Turkyes dhe institucioneve të saja me vendin tonë, me BFI-në e Maqedonisë, është, ne veçmë ja kemi vendos emrin, bukuroshja e shtetit tonë që quhet xhamia e madhe në Shkupit, e cila tash është e hapur për besimtarët të cilët e kanë pritur me një gëzim shumë të madh.

 

Ndërkaq, kreu i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë, Safi Arpaguş tha se për besimtarët nuk ka kufij ndarës dhe kujtoj thënijen se të gjithë besimtarët janë vëllezër.

 

E rëndësishme sipas Arpagus është që përveç afërsisë fizike dhe shpirtërore të përbashkëta ti kemi edhe mendimet dhe punët e projektet. Tha se është hera e parë që vjen në Shkup, por kujtoi se Turqia dhe Dijaneti janë në shërbim të besimtarëve në të gjithë botën.

 

SAFI ARPAGUŞ, KRYETAR I KRYESISË SË ÇËSHTJEVE FETARE TË TURQISË

 

Është hera e parë që vij në Shkup. Në fund të këtij muaji do të kemi edhe një mbledhje dhe një program këtu në Shkup, dhe shpresoj që më pas do të takohemi edhe më shpesh. Ne jo vetëm në Maqedoni por edhe në Afrikë, Azi, Ballkan, Europë, ku ka musliman të punojmë ku ka nevojë më së shumti. Ne u ndihmojmë edhe nxënësve edhe në vendlindjen e tyre, po kemi edhe bursa që nxënësit i marrim të studijojnë edhe në Turqi dhe i ndihmojmë në çdo aspekt.

 

Para se të vinte në RMV, Arpagush vizitoi edhe Kosovën, ndërkaq, kreu I BFI-së Shaqir Fetahu njoftoi se me iniciativë të Dijanetit të Turqisë, Samiti Ballkanik i liderëve fetarë të bëhet në Shkup. Mevuludin Imeri /SHENJA/

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit