Shkup, 22 janar – Kryeshefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-majori Sashko Lafçiski dje dhe sot merr pjesë në takimin e rregullt të Komitetit Uhstarakt të NATO-s në formatin e kryeshefave të shtatmadhorive nga vendet anëtare të NATO-s dhe partnerëve.
Në takimin, me të cilin kryeson kryetari i Komitetit ushtarak të NATO-s, admirali Xhuzepe Kavo Dragone, gjatë ditës së djeshme fjalim pati sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, i cili në fillim dërgoi falënderim te pjesëmarrësit e takimit për mbështetjen e vazhdueshme dhe lidershipin e plotë në forcimin e parandalimit dhe mbrojtjes së aleatëve. Me këtë rast, Rute theksoi progresin e bërë që nga Samiti i Hagës, me fokus në rritjen e investimeve në mbrojtje, rritjen e prodhimit ushtarak dhe mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën. Në fund, sekretari i përgjithshëm tha: “Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me partnerët tanë në të gjithë botën, seps
Siç informojnë nga Shtatmadhoria, admirali Dragone theksoi në fjalimin e tij se situata e sigurisë mbetet jashtëzakonisht komplekse, duke nxjerrë në pah luftën në Ukrainë, paqëndrueshmërinë dhe dhunën përgjatë fqinjësisë jugore të NATO-s, tensionet e hapura, si dhe aktivitetet e aktorëve të tjerë keqdashës që vazhdojnë të kërcënojnë stabilitetin global. Duke iu referuar aktiviteteve të NATO-s, admirali Dragone theksoi se gjatë vitit të kaluar, nëpërmjet operacioneve të suksesshme “Baltic Sentry” dhe “Eastern Sentry” dhe numrit të shtuar të stërvitjeve ushtarake, vigjilenca e NATO-s dhe aftësitë mbrojtëse dhe parandaluese të Aleancës janë forcuar, duke konfirmuar përshtatshmërinë e jashtëzakonshme të komandave strategjike të NATO-s. Së fundmi, admirali Dragone theksoi se siguria nuk është vetëm një çështje për politikanët dhe ushtrinë, por shqetëson të gjithë në vendet aleate e siguria është një përpjekje e përbashkët.”
Gjatë takimit, komandanti i Komandës Supreme Aleate për Evropën (SACEUR), gjenerali Aleksis G. Grinkeviç, i informoi shefat e shtatmadhorive mbi gatishmërinë e NATO-s për të forcuar parandalimin dhe mbrojtjen kolektive të Aleancës. Komandanti i Komandës Supreme të Forcave Aleate për Transformim, Admirali Pier Vandie, përshkroi vizionin e tij për të ardhmen, duke përfshirë mënyrën se si NATO po përshpejton ofrimin e aftësive kyçe për të siguruar që forcat e Aleancës janë të përgatitura për kërcënimet aktuale dhe rreziqet e ardhshme të sigurisë. Vëmendje e veçantë iu kushtua gjithashtu partneriteteve, duke përfshirë Këshillin NATO-Ukrainë, Partnerët Indo-Paqësor dhe Bashkimin Evropian.
Gjatë takimit, gjenerali Lafçiski mori pjesë aktive në diskutime mbi çështjet që lidhen me sfidat globale të sigurisë, gatishmërinë e Aleancës për parandalimin dhe mbrojtjen, ndërveprimin, kërcënimet, rreziqet dhe sfidat, si dhe bashkëpunimin me vendet partnere. Në prezantimin e tij, ai theksoi angazhimin e Armatës ndaj sigurisë rajonale përmes pjesëmarrjes në misionet paqeruajtëse, operacionet dhe aktivitetet e NATO-s jashtë vendit, kryesisht në misionin e NATO-s në Kosovë (KFOR), operacionin e BE-së “ALTEA” në Bosnjë dhe Hercegovinë, si dhe në aktivitetin e NATO-s “Forward Land Forces – FLF” në Bullgari dhe Rumani.

Në margjinat e takimit, gjenerali Lafçiski zhvilloi një takim dypalësh me shefin e Shtatmadhorisë së Hungarisë, gjeneralin Gabor Berendi, në të cilin u diskutua thellimi i bashkëpunimit ushtarak dypalësh me theks në stërvitjen e përbashkët midis anëtarëve të Armatës dhe Forcave të Armatosura Hungareze, si dhe mbi mundësitë për pajisje dhe modernizim.
Gjatë qëndrimit të tij në Mbretërinë e Belgjikës, gjenerali Lafçiski u takua me pjesëtarë të Armatës të vendosur në Përfaqësinë Ushtarake Kombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut në selinë e NATO-s në Bruksel.
Në takimin, të kryesuar nga kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, admirali Xhuzepe Kavo Dragone, morën pjesë gjenerali Aleksis G. Grinkeviç dhe komandant admirali Pier Vandie, si dhe shefat e Shtatmadhorive të 32 shteteve anëtare të NATO-s, si dhe përfaqësues nga partnerët Indo-Paqësorë të NATO-s, Gjeorgjia dhe Ukraina.



