24.8 C
Skopje
Sunday, September 14, 2025

Kryeparlamentari Gashi uron Kurban Bajramin: Uroj që kjo festë t’ju ketë gjetur pranë sofrave familjare, duke u kujdesur për nevojtarët e duke u solidarizuar

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka uruar besimtarët musliman për festën e Kurban Bajramit. Urimi i plotë:
“Të dashur besimtarë myslimanë, festa Bajramit të Kurbanit është ndër festat më kuptimplote që flet me historikun e saj të flijimit të më të dashurës dhe më të shtrenjtës për idealet më të larta e sublime. Ngjarja e babait të monoteizmit, Ibrahimit, me të birin e tij, Ismailin, është jo vetëm skena më prekëse në shiritin e historisë, por është edhe ngjarja më mbresëlënëse në kuptim të gatishmërisë së njeriut për të flijuar dhe për t’u flijuar për një premtim dhe për një vlerë të përtejme. Pas tyre krejt historia është ndërtuar me personazhe që kanë flijuar e janë flijuar në emër të një ideali dhe një besimi. Ndryshe kjo botë nuk do të ishte kjo që është dhe ne nuk do të ishim këtu ku jemi.
E duke i ndërmendur të gjithë ata etër të vendit tonë e të kombit tonë, që me veprën e tyre ose, shprehur me gjuhën e kësaj feste, me kurbanin e tyre na kanë mundësuar të kemi një jetë të dinjitetshme e paqësore, uroj që kjo festë t’ju ketë gjetur pranë sofrave familjare, duke i uruar e duke i përqafuar të dashurit tuaj, duke u kujdesur për nevojtarët e duke u solidarizuar me ata që nuk kanë nevojë vetëm për bukë, por edhe për buzëqeshje.
E gëzofshi për jetë të jetëve Bajramin e Kurbanit!”, shkruan në urimin e tij kryetarii Kuvendit Afrim Gashi./Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit