Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka njoftuar se ka marrë pjesë në ceremoninë solemne të organizuar për shënimin e Ditës së Romëve. Ai e vlerësoi këtë ngjarje si një moment të rëndësishëm për të shprehur respektin për pasurinë kulturore dhe historinë e komunitetit rom
Postimi i plotë i Gashit:
Me kënaqësi mora pjesë në ceremoninë solemne organizuar për Ditën e Romëve, një ngjarje e rëndësishme që shënon pasurinë kulturore dhe historinë e romëve. Ata janë një pjesë e çmuar e mozaikut tonë shoqëror dhe përfaqësojnë vlerë të diversitetit multikulturor.
Ky ishte një rast i veçantë për të nderuar kontributin e jashtëzakonshëm të romëve në shoqërinë tonë, si dhe për të theksuar angazhimin tonë për të luftuar diskriminimin dhe për të siguruar barazi e mundësi për të gjithë qytetarët, pa dallim.
https://www.facebook.com/share/p/15zoJVsMbB/